UNAMA: 30 fëmijë të vdekur në sulmin ajror në Kunduz të Afganistanit

Misioni i Kombeve të Bashkuara për Asistencë në Afganistan (UNAMA) njoftoi se në sulmin ajror që ndodhi më 2 prill në krahinën Kunduz në veri të Afganistanit, kanë humbur jetën 30 fëmijë.

Në raportin e publikuar nga UNAMA thuhet se 30 fëmijë kanë humbur jetën dhe se 51 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve ndaj medresesë në qarkun Dashti Arçi.

Në raport thuhet se në rajonin e sulmuar nga avionët e Forcave Ajrore nuk është arritur në rezultat të sigurtë se në rajon ndodhen apo jo terroristët. Gjithashtu theksohet se si pasojë e rritjes së sulmeve ajrore ka rritje edhe në numrin e të vdekurve civilë.

Në një sulm ajror ndaj medresesë në Dashti Arçi më 2 prill, 100 persona kishin humbur jetën. Ministria e Punëve të Brendshme të Afganistanit kishte njoftuar se ata që humbën jetën si pasojë të sulmit janë militantë talebanë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi