Uji me xhenxhefil: Pija e shëndetshme që djegë dhjamin!

Humbja e peshës më së miri arrihet duke i kombinuar ushtrimet fizike me një dietë të shëndetshme e të balancuar mirë. Sidoqoftë, ka shumë perime e ushqime që mund të asistojnë në këtë proces.

Uji me xhenxhefil është njëri prej ilaçeve natyrale të cilin njerëzit e kanë përdorur për qindra vjet në mënyrë që të humbin peshë më shpejt, transmeton Telegrafi.

Është përbërës mjaft i popullarizuar, e posaçërisht në kuzhinën indiane dhe aziatike, megjithëse është përdorur me mijëra vjet për qëllime mjekësore falë vetive shëruese që ka.

Sipas ekspertëve, uji me xhenxhefil është i mbushur me vitamina e minerale, ndërkaq 100 gramë rrënjë e freskët xhenxhefili përmban:

– 79 kalori
– 17.86g karbohidrate
– 3.6g fibra
– 3.57g proteinë
– 0g sheqer
– 14mg sodium
– 1.15g hekur
– 7.7mg vitaminë C
– 33mg kalium

Përveç kësaj, vlera tjera ushqyese që gjenden në xhenxhefil janë: vitamina B6, magnezi, fosfori, zinku, foliatio, riboflavini dhe niacini.

Këto janë disa prej përfitimeve shëndetësore që i sjell kjo pije:

– E forcon imunitetin
– I lehtëson dhimbjet e nyejve
– E përmirëson qarkullimin e gjakut
– E parandalon gripin
– E përmirëson sistemin e tretjes
– E përmirëson absorbimin e vlerave ushqyese

Si ta përgatitni këtë pije?

Përbërësit:

– 1 rrënjë xhenxhefili (e prerë në rriska të holla)
– 1.5 litra ujë
– Lëng limoni (opsional)

Përgatitja:

E vloni ujin, e shtoni xhenxhefilin dhe e lini ashtu për 15 minuta. E largoni nga nxehja dhe e lini të ftohet, pastaj e përzieni.

Një gotë ujë xhenxhefili e pini në mëngjes, para se të hani bukë; dhe një në mbrëmje, para se të hani darkë. /Telegrafi/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi