Uganda i ofron azil presidentit të përmbysur të Sudanit

Uganda është e gatshme t’i ofrojë azil presidentit të përmbysur të Sudanit, Omar al-Bashir dhe familjes së tij, nëse ai e kërkon një gjë të tillë.

Uganda është e gatshme t’i ofrojë azil presidentit të përmbysur të Sudanit, Omar al-Bashir dhe familjes së tij, nëse ai e kërkon një gjë të tillë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nëse Bashiri ose anëtarët e familjes së tij kërkojnë azil, kjo do të shqyrtohet nga presidenti”, deklaroi ministri ugandez i Punëve të Jashtme, Oryem Henry Okello.

Siç tha ai, Bashiri ka punuar shumë për paqen në rajon, duke luajtur një rol të rëndësishëm në arritjen e marrëveshjes së paqes në Sudanin e Jugut, gjë e cila duhet të vlerësohet.

Ai tha se Uganda po monitoron situatën në Sudan dhe se është e interesuar të shohë një tranzicion paqësor të pushtetit.

Në vitin 2009, Bashir u përball me një akuzë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) për krime kundër njerëzimit në rajonin e Darfurit në Sudan. Pavarësisht kërkesës së ICC-së për ta arrestuar, ai udhëtoi lirshëm në disa vende, përfshirë Ugandën, nga e cila u sigurua se nuk do ta dorëzojë.

Javën e kaluar, pas disa muajve të protestave popullore kundër qeverisjes të tij, ushtria sudaneze rrëzoi presidentin Omar al-Bashir, i cili ka qeverisur Sudanin që nga viti 1989.

Ushtria njoftoi themelimin e një këshilli ushtarak që do të udhëheq çështjet e vendit për një periudhë tranzicioni dyvjeçar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi