UEFA të enjten merr vendimin për organizatorin e “EURO 2024”

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s të enjten midis Turqisë dhe Gjermanisë do të zgjedhë se kush do të jetë organizatori i Kampionatit Evropian në Futboll “EURO 2024”.

Komiteti do të takohet në Nyon të Zvicrës më 27 shtator për të zgjedhur organizatorin e “EURO 2024” midis dy kandidatëve, Turqisë dhe Gjermanisë.

Sipas anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Servet Yardımci, UEFA mund të votojë për një ndryshim dhe me meritë të selektojë Turqinë për të organizuar turneun.

Në muajin prill, Federata Turke e Futbollit (TFF) dhe Federata Gjermane e Futbollit (DFB) paraqitën ofertat e tyre zyrtare për të organizuar këtë event.

Turqia shpreson të organizojë Kampionatin Evropian të Futbollit “EURO 2024” për herë të parë pas ofertave për katër turne radhazi.

“Ne shpresojmë që UEFA do të votojë për një ndryshim të këtij turneu për të shkuar në një komb të ri si Turqia, në mënyrë që të mund t’i tregojmë botës sa me sukses Turqia mund ta organizojë këtë turne”, tha të enjten Yardımci për AA.

“Tani duhet të jetë koha që Turqia të ketë privilegjin të organizojë këtë turne të madh në vend, më mirë se të shkojë në vendet tradicionale evropiane”, shtoi ai.

TFF bëri të ditur se “EURO 2024” e Turqisë është “Share together” (Ndaje së bashku), duke treguar se shpreson të sjellë njerëzit më afër me pasionin e tyre për futbollin.

Tifozët gjermanë të futbollit protestojnë ndaj ofertës së vendit

Gjatë ndeshjeve javën e kaluar, tifozët gjermanë të futbollit protestuan për emërimin e vendit për të pritur “EURO 2024” duke mbajtur parulla dhe duke kënduar.

Në ndeshjen e së shtunës ndërmjet Augsburg dhe Werder Bremen, tifozët kundërshtuan kandidaturën e Gjermanisë për “EURO 2024”.

Tifozët e Dynamo Dresden, një ekip i ligës së dytë gjermane shpalosën një flamur gjatë ndeshjes me Darmstadt, duke thënë: “Nuk kemi nevojë për turne të blera me euro. Ne kemi nevojë për një ndryshim”.

Të premten, tifozët e Shtugartit po ashtu shpalosën një flamur me mbishkrimin “E bashkuar nga paratë: E korruptuar në qendër të Evropës”, duke u tallur me sloganin e përpjekjeve të Gjermanisë për “EURO 2024” “Të bashkuar nga futbolli: Së bashku në qendër të Evropës”.

Racizmi dhe ryshfeti

Të premten, UEFA lëshoi një vlerësim të Turqisë dhe ofertat e Gjermanisë për “EURO 2024”.

Raporti përfshinte stadiumet e të dy kandidatëve si dhe aspektet politike, sociale dhe mjedisore, për të mos përmendur çështjet që kanë të bëjnë me shërbimet e sigurisë, lëvizshmërinë, strehimin dhe objektet e trajnimit.

Pas publikimit të raportit, presidenti i Fedaratës Turke të Futbollit, Yıldırım Demırören, tha se “Ne jemi të përgatitur të presim një turne spektakolar falë investimeve të bëra nga shteti ynë në futboll gjatë viteve të fundit”.

Në vitet e fundit DFB, e cila konkurrn kundër TFF-së për të organizuar “EURO 2024” është tronditur nga akuzat për mashtrim dhe racizëm.

Në vitin 2015, javorja gjermane “Der Spiegel” pretendoi se Gjermania pagoi 6.7 milionë euro (rreth 7.8 milionë dollarë) në ryshfet për të siguruar Kupën e Botës 2006. Wolfgang Niersbach, kreu i atërhershëm i DFB-së, u detyrua të jepte dorëheqjen për akuzat për ryshfet dhe FIFA suspendoi atë nga futbolli për një vit.

Reinhard Grindel, kreu aktual i DFB-së, është njollosur nga akuzat e racizmit.

Në muajin korrik, futbollisti turko-gjerman Mesut Ozil u largua nga ekipi kombëtar, duke cituar diskriminim racor.

Ozil po ashtu tha se Grindel nuk e mbështeti atë kur ai mori kërcënime nga posta elektronike, telefonata dhe komente urrejtjeje në mediat sociale. Kreu i DFB-së më vonë pranoi se ai nuk kishte qenë mjaft përkrahës.

Sipas raportit të vlerësimit të UEFA-s, katër nga dhjetë qytete pritëse kandidate në Gjermani nuk janë anëtare të Koalicionit Evropian të Qyteteve kundër Racizmit./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi