UEFA dënon me dy vite Milanin

Milani dënohet me dy vite përjashtim nga Kupat e Europës. Ky është verdikti i dhënë nga UEFA, pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit dhe argumenteve të kuqezinjve mbi rregullin e “Fair Play”-t financiar.

Një vendim i pritshëm ky nga organi më i lartë i futbollit europian, duke qenë se më herët klubit kuqezi i ishte refuzuar marrëveshja me sanksione. Por, po aq e ditur është edhe kundërpërgjigjja e Milanit.

Administratori i deleguar Fassone e ka bërë të ditur se cilido që të jetë vendimi i UEFA-s, nëse do të konsiderohet i papërgjegjshëm, atëherë do t’i drejtohen Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi