Udhëtimi i jetës: një avokat e një imam, nga Tetova drejt Mekës me biçikleta

Ngjan me një rrugë të mundimshme, tani, në kulmin e verës dhe të nxehtit, por dy shokë nga Tetova, avokati Senad Idrizi dhe imami Amir Asllani, besojnë se do ia dalin. Kjo dyshe vëllazërore në besim, dëshirojnë që të mbërrijnë me biçikletë në Mekë të Arabisë Saudite për të kryer ritualin e Haxhit.

Idrizi dhe Asllani, të cilët e nisën udhëtimin e tyre nga dita e dytë e Fitër Bajramit, pasi kaluan nga Shqipëria dhe Greqia, taashmë kanë mbërritur në Stamboll. Ata, udhëtimin e tyre po e regjistrojnë, me idenë për ta lënë si kujtesë të vyer për gjeneratat e ardhshme.

“Motivi është i thjeshtë: të praktikojmë atë të cilën e ka praktikuar Profeti ynë shokët e tij dhe të gjithë ata përpara neve deri në kohën para modernitetit”.

Senad Idrizi, në një prononcim për Anadolu Agency, tha se edhe pse është avokat, merret edhe me alpinizëm, ndërsa shoku i tij Amir Asllani është imam.

Ai tregoi se projektin për të shkuar në haxh me biçikletë e kanë ideuar e pregatitur që dy vitesh.

Idrizi gjithashtu tregoi se udhëtimin e tyre e shpërndajnë nga rrjetet sociale dhe kanë një mbështetje të madhe nga shumë persona dhe familjet e tyre.

Ai duke rikujtuar se dikush para tyre, një boshnjak, e ka bërë këtë rrugëtim duke ecur dhe në këmbë, pra nga Bosnja deri në Mekë, tha se kjo ishte shumë nxitëse për ta.

Udhëtimi i tyre do përshkrojë tre kontinente dhe gjashtë vende, e do zgjasë mbi një muaj.

Në besimin islam, udhëtimi drejt Mekës për kryerjen e rituait të Haxhit, konsiderohet dhe si “udhëtimi i jetës”. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi