Udhëkryqi ekzistencial i Kosovës

Kosova po ballafaqohet me krizën më të madhe politike që nga përfundimi i negociatave në Vjenë. Madje situata është edhe më ndjeshme se sa atëherë për faktin e përçarjes së thellë që ekziston në spektrin politik dhe social në Kosovë. Madje, përveç kësaj përçarje të brendshme, Kosova në këtë fazë po ballafaqohet me humbje të thellë të besimit dhe të mbështetjes së faktorit ndërkombëtar.

Krejt kjo situatë e ndjeshme politike e cila po na shpie drejt ri-negocimit të statusit dhe sovranitetit të Kosovës e vë vendin në udhëkryqin më të madh të historisë moderne.

Dilema e ekzistimit funksional të shtetit tonë ka ardhur kryekëput si rezultat i gabimeve politike, i paaftësisë profesionale dhe i karrierës së pa ndershme politike të politikanëve tonë.

Mungesa e vizionit politik, mungesa e iniciativës politike dhe mungesa e guximit politik Kosovën e ka shndërruar në një shtet që pason dhe nënshtrohet e jo në një shtet të aksionit dhe veprimit. Si rezultat i kësaj bisedimet teknike ishin padijeni, mashtrim dhe gënjeshtër të cilat nga ato teknike përfunduan në kryekëput politike.

Politika jonë ka gabuar aq shumë dhe aq rëndë sa që prej një politike të favorshme dhe prej një aleance besnike me ndërkombëtar ka lajthitur në politikë të pafavorshme, izoluese e cila në të njëjtën kohë po ballafaqohet me mbështetjen më të ulët nga shtetet e fuqishme. Kjo paaftësi e udhëheqjes politike Kosovën e ka sjell para një Dejtoni 2 dhe para rrezikut për ta shndërruar Kosovën në një shtet jo funksional.

Rreziku i ekzistencës së shtetit tonë si unik dhe funksional ka ardhur edhe si rezultat i mungesës së moralit politik të politikanëve. Gjykata speciale për krime lufte e themeluar përmes mashtrimit nga vet politikanët tonë. Krimi i organizuar i cili i inkriminon politikanët tonë. Aktakuzat dhe hetimet për hajni, korrupsion e afera. Si dhe privatizimi kriminal dhe pasurimi i pa bazë i politikanëve e ka shndërruar elitën politike peng të aferave dhe krimeve.

Këta njerëz të paaftë dhe të pa ndershëm  e kanë të pa mundur të mendojnë interesin nacional para interesit personal.

Një kastë e tillë politike e paaftë dhe e shantazhuar nuk mund të krijojë asnjëherë vizion të mirëfilltë politik. Në mungesë të një vizioni të mirëfilltë politik i cili Kosovën e bënë shtet funksional dhe bashkimin kombëtar realitet në vitet e ardhshme, ka ardhur deri te realizimi i projektit shovinist serb për Serbinë e madhe.

Atë çka historia nuk do të ja fal kësaj elite politike asnjëherë është fakti se përmes tyre po realizohet Serbia e madhe e jo Shqipëria e bashkuar si amanet i mijëra dëshmorëve!/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi