Udhëheqësit e ekonomive e mirëpresin “MBS-in” në Samit

Nëntëmbëdhjetë udhëheqës të ekonomive më të mëdha në botë dhe një përfaqësues i Bashkimit Europian do të takohen të premten dhe të shtunën në Buenos Aries të Argjentinës, si pjesë e Grupit të Samitit G20.

Këtë vit, të gjithë sytë do të jenë në një sërë çështjesh, duke përfshirë një takim të lartë midis presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij kinez Xi Jinping dhe nënshkrimit potencial të Marrëveshjes SHBA-Meksiko-Kanada (USMCA).

Pritja e princit të kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, në G20 pritet të shkaktojë protesta për vrasjen e shkrimtarit saudit Jamal Khashoggi.

Demonstrata të tjera priten gjithashtu në krye të takimit vjetor.

Deri tani Al Jazeera njofton se me Mohammed bin Salman është takuar presidenti francez Emanuel Macron.

Edhe kryeministrja britanike Theresa May ka thënë se do të diskutojë me princin e kurorës lidhur me vrasjen e Khashoggi-t dhe lidhur me situatën e tmerrshme që po mbretëron në Jemen. /MESAZHI/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi