SHQIPERIA

UDHA IME… Nga: Luan Sheshi

Spread the love

UDHA IME

S’është e drejtë udha ime,
as e juaja gjithësesi,
kthyer pranë një gremine,
në dyshezë shkon përsëri…

Përsëri buzë kënete,
mes mushkojash gjarpëron,
marrë më ka mua me vete,
pranë lagunës kur kalon…

Kur kalon mbi një urë,
tundet,dridhet papushim,
pak më tej përmbi gurë,
ngrihet,ulet plot trishtim…

S’është e drejtë udha ime,
as e juaja gjithësesi,
nëpër hapa bërë thërrime,
ngjitur,zbritur…nuk e di…
Luan Sheshi: 20 shtator 2018…

Related posts

Meta: Dixhitalizimi lehtëson procesin e punës së noterit

dritatv

Cilësia e mësimdhënies, studentëve u dërgohet “Sondazhi Kombëtar”

dritatv

Vetting, shkarkohet nga detyra prokurori që hetoi Ardian Fullanin

dritatv

Leave a Comment