U19, fitore minimale ndaj Rumanisë

Kombëtarja shqiptare e U19 arriti të fitojë ndeshjen e parë miqësore ndaj Rumanisë, sfidë kjo që u zhvillua në stadiumin “Loni Papuciu” të Fierit.

Skuadra e drejtuar nga Erjon Bogdani iu imponua asaj rumune me rezultatin e ngushtë 1-0. U desh një 11 metërsh i fituar në fundin e pjesës së parë, që u shndërrua në gol nga sulmuesi i Olimpiakosit, Emiljano Bullari, që kombëtarja e 19 vjeçarëve të merrte këtë fitore.

Në pjesën e dytë gjërat nuk ndryshuan dhe rezultati mbeti 1-0 në favor të kuqezinjve të vegjël. Ndeshjen e dytë miqësore me Rumaninë, skuadra kombëtare e U19 do ta luajë të martën, po në stadiumin “Loni Papuciu”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi