U vra në Itali, trupi i 20 vjeçares mbërrin në Fier

Trupi i pajetë i vajzës shqiptare të vrarë në Itali ka mbërritur në Shqipri, Viktima anxhela Meçani u gjet e plagosr rëndë në një rrugë e hedhur nga një makine.

Për këtë ngjarje është shoqëruar një person në itali i moshës 63-vjeçari, italian. Ai u ndalua pasi dyshohet se ishte klienti i fundit i Anxhela Meçanit, prostitutës 20-vjeçare shqiptare, e cila u gjet në gjendje kritike orët e para të së dielës në Torino dhe ndërroi jetë 13 orë më vonë në spital.

Sipas Corriere della Sera, makina e tij Mercedes nga u hodh vajza është sekuestrua dhe I është nënshtrua disa inspektimeve, për të kuptuar nëse është ai mjeti me të cilin u përplas për vdekje e reja shqiptare.

Trupi i Anxhela Meccanit, e cila u vra pak javë më parë në itali. Ka mbërritur në banesën e gjyshit të saj në Fier,

Familja e saj prej disa javësh ka vuajtur lajmin e hidhur, shtuar kjo nga fakti se nuk kishin mundësi ekonomike, në mënyrë që të sillnin trupin sa më shpejt në Shqipëri.

Vetëm gjashtë muaj më parë Anxhela kishte humbur dhe të ëmën, ndërsa familja e saj jeton në kushte të rënduara ekonomike.

Familjarët janë shprehur pak kohë më parë për mediat, se nuk e dinin aktivitetin që kryente vajza e tyre në Itali, ku përflitet se ajo punonte si prostitutë.

© SYRI.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi