U shkatërrua nga tërmeti, Besa Shahini: Mësimi te “shkolla Emin Duraku” do bëhet me dy turne, pjesa e dëmtuar do përdoret…

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, njofton se shkolla “Emin Duraku”, në Tiranë, qëndron e hapur, ndonëse është dëmtuar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ministrja thekson se mësimi në këtë shkollë do të zhvillohet me dy turne, pasi pjesa e dëmtuar nga tërmeti nuk do të përdoret.

“Vendimin për të hapur një shkollë apo për ta mbajtur të mbyllur e kemi marrë pas vlerësimit të inxhinierëve bashkiakë dhe Institutit të Ndërtimit. Rrjedhimisht, shkolla “Emin Duraku” Tiranë qëndron e HAPUR dhe do të punojë me dy turne sepse në pjesën më të madhe është plotësisht në rregull. Pjesa e dëmtuar nuk do të përdoret deri në sanimin përfundimtar të saj nga Bashkia”, shkruan ministrja Shahini.

foto galeri
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi