U pezullua nga detyra, Luan Daci vendosi për 84 gjyqtarë e prokurorë, mes tyre Zaganjorin e Dedjan.

Opozita ka shkuar në tryezën e reformës zgjedhore me propozime konkrete që synojnë të largojnë partitë nga korrupsioni politik, t’i emancipojnë ato me pjesëmarrjen reale të grave dhe vajzave dhe të rrisin pjesëmarrjen në proces, duke i vendosur zgjedhjet në një periudhë të përshtatshme.

Më konkretisht:
1. Financimi i partive
Opozita propozon një ligj që ul në minimum financimin privat të partive dhe eliminon korrupsionin
Ligji i propozuar nga opozita forcon rregullat e transparencës, verifikimit të financimit dhe sanksionet. Një ndër propozimet e opozitës është edhe përjashtimi i privatëve që financojnë partitë politike nga tenderat, koncesionet dhe kontratat publike. Në këtë mënyrë eleminohet mundësia e favorizimit të tyre të paligjshëm.
Opozita propozon që financimi nga privati të jetë sa gjysma e financimit nga shteti. Aktualisht, partitë lejohen të shpenzojnë sa 10 herë shuma e financimit publik. Psh. Kur ajo merr nga buxheti 30 milionë lekë, financimi privat do të jetë 15 milionë lekë dhe jo 300 milionë, siç është aktialisht. Ligji shton mekanizmat shtetërorë e kontrollit të shpenzimeve në fushatë, me qëllim eleminimin e përdorimit të parave të pista në zgjedhje. Propozimi është në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare.

2. Kuota gjinore
Në mënyrë që të zbatohet realisht përfaqësimi në lista të jo më pak se 30% gra dhe 1 ndër 3 emrat e parë të listës të jetë grua, opozita propozon që partitë apo koalicionet të kenë aq kandidatë sa numri i mandateve në qark. Asnje kandidat më shumë të mos pranohet. Aktualisht, lista e pakufizuar dhe vendosja e grave në fund të listës e bën joefektive kuotën 30%. Sanksioni për shkeljen e kuotës gjinore nuk është më gjoba, por refuzimi i regjistrimit të listës për qarkun përkatës.

3. Periudha zgjedhore
Opozita kërkon shkurtimin e periudhës zgjedhore në të dy sezonet e parashikuar aktualë. Nga 3 muaj kërkohet që të bëhet 1 muaj. Opozita propozon që zgjedhjet të mos zhvillohen në periudha që ndikojnë në sezonin turistik, por t’u jepet qytetarëve çdo mundësi për të ushtruar të drejtën e votës. Periudhat e zgjedhjeve të propozuara nga opozita janë 15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor – 15 Nëntor.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Lajmet dt: 06 /07/2020

https://youtu.be/Y6RLjzTnJE0

Frutat që duhet t’i konsumoni gjatë dimrit

Nevoja e trupit tuaj për fruta të freskëta nuk zhduket bashkë me ikjen e të ngrohtit, veçanërisht sepse temperaturat e dimrit vijnë edhe me...

Kinë: Ndalohen ceremonitë e lamtumirës për viktimat e koronavirusit

Kina ka ndaluar funeralet, varrosjet dhe aktivitete të tjera të lidhura me trupat e viktimave, që humbën jetën si pasojë e virusit...

Së fundi

Si të pastrojmë këpucët e bardha, 8 mënyra të thjeshta me produkte shtëpiake

Këpucët e bardha janë pjesë e garderobë së të gjithëve pothuajse. Fatkeqësisht, meqenëse ato bëhen pis kaq lehtë, edhe nëse kujdeseni shumë, shumica prej nesh...

“EBA i ka bërë kërkesë zyrtare SHBA-së për avionët luftarakë F-35”

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) të cilat pak kohë më parë nënshkruan marrëveshjen e "normalizimit" me Izraelin, thuhet se i kanë bërë kërkesë zyrtare...

COVID-19, rritje rekord e infeksioneve të reja në Europën Qendrore

Sllovakia ka thyer rekordin e saj për rritjen ditore në numrin e rasteve të COVID-19 për të katërtën ditë radhazi, duke raportuar 522 infeksione...