SHQIPERIA

U përplas me armë për trafik droge,skraparlliu kapet pas 4 vitesh

Spread the love

Sot, një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Skraparit Ai quhet Fatri Ibro, banues në fshatin Nikollarë të Skraparit. Ai ishte shpallur në kërkim prej 4-vjetësh për “Vrasje me dashje, të mbetur në tentativë” dhe “Trafik droge”.

41-vjeçari Ibro dyshohet se bashkë me dy vëllezërit e tij, Ilirjan dhe Gazmor Ibro, katër vite më parë, në 6 Tetor 2015 po transportonin lëndë narkotike me mushka nga Skrapari në Përmet, kur në fshat janë përplasur me armë me 4 persona të tjerë.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanëeb” se nga përplasja me armë mbeti i plagosur Gazmor Ibro, ndërsa policia sekuestroi 100 kg marijuanë që po transportohej me mushka.

Arrestimi i Fatri Ibros u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Përmet, me vendim Nr.43,dt.17.12.2015, ka caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi rezulton i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Ngjarja e ndodhur në datë 6 Tetor 2015

Gjithçka ka nisur për lëndën narkotike që vëllezërit Ibro po transportonin me mushka nga Skrapari në Përmet.

Gazmor Ibro, atëherë 38-vjeç banues në fshatin Nikollarë të Skraparit së bashku me dy vëllezërit e tij po transportonte me mushka drogën, kur Roland Pata 41-vjeç, Altin Merdani 36 vjeç, Stefan Gjoka 32 vjeç dhe Elton Abazaj 34 vjeç, u kanë zënë pritë për t’i grabitur.

Sipas policisë, ata kanë shtënë me armë zjarri duke lënë të plagosur Gazmor Ibron. Katër persona ranë në prangat e policisë gjatë ngjarjes së tetorit 2015 dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim, përfshirë edhe Fatri Ibron.

Pas arrestimit të katër shtetasve në lidhje me këtë ngjarje, policia shpalli në kërkim shtetasit: Stefan Gjoka, banues në Qeparo të Vlorës, Elton Abazaj,banues në Gjirokastër dhe dy vëllezërit Ilirjan e Fatri Ibro, banues në fshatin Nikollarë të Skraparit.

Krahas 100 kg marijuanë që u kap dhe sekuestrua në vendngjarje, vëllezërve Ibro u janë gjetur në banesë edhe 60 bimë narkotike kanabis sativa, ndërkohë që policia sekuestroi pas ngjarjes në banesën e Roland Patës edhe dy doza kokaine prej 1.5 gram dhe 5.1 kg hashash.

Gjatë ngjarjes, policia sekuestroi gjithashtu tre automjete me targa AA122JC ; AA042 AU dhe AA337HY, 11 gëzhoja automatiku mod.56, 2 gëzhoja pistolete të kal. 7.62mm dhe një fishek model 56 .

Related posts

Tirana, kryeqyteti më i ndotur i Europës, përkeqësohet indeksi

dritatv

Basha: Nuk ka asnjë skenar të tillë (Ka një thirrje për socialistët)

dritatv

Berisha pas raportit të DASH: Ja sa miliardë euro humbëm nga Rama

dritatv

Leave a Comment