U gjetën të vdekur 3 nga 5 personat e përfshirë nga orteku

Tri nga pesë personat që dje ishin përfshirë nga orteku në një pikë në mes të lokaliteteve Fiesch dhe Fiescheralp të Valisit, janë gjetur të vdekur, vërteton Policia Kantonale e Valisit.

Dy të tjerët ishin gjetur të gjallë, me lëndime të lehta ditën e djeshme, të shtunën dhe ishn dërguar në spital.

Policia po ashtu bën me dije se tri viktimat janë shtetas të Spanjës.

Sipas Policisë, grupi i përmendur ishte nisur në mëngjesin e të shtunës nga Konkordiahütte në drejtim të Fiescheralp. Kur ishin duke u ngjitur në zonën “Ober Tälli”, nga lartësia prej 2450 metrash qe shkëputur një ortek, i cili kishte përfshirë me vete gjithë grupin prej pesë vetash.

Pjesëtarët e një grupi tjetër po e vështronin nga larg ortekun dhe e alarmuan menjëherë Policinë Kantonale të Valisit, e cila pastaj nisi kërkimin për të gjetur viktimat. /Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi