U gjet i pajetë në Greqi, identifikohet shqiptari

Zbulohet identiteti i të riut, i cili u gjet i pajetë në shtetin grek disa ditë më parë.

Viktima është shtetasi Dorian Mancellari, rreth 32 vjeç, nga Pogradeci. Familjarët kanë tërhequr trupin e të riut nga morgu në shtetin grek dhe janë duke e transportuar drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Trupi i të riut do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, edhe pse në shtetin grek është bërë e njëjta procedure.

I riu u gjet i pajetë në zonën e Trikallas në Greqi. Mbeten ende te paqarta arsyet pse ka humbur jetën./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi