Twitter u kërkon përdoruesve: Ndërroni fjalëkalimin!

Rrjeti social Twitter ka ftuar të 330 milionë përdoruesit e hapsirë së vet të ndërrojnë fjalëkalim që përdorin aktualisht.

Një kërkesë kjo, që merr jetë nga fakti se fjalëkalimi shfaqet në brendësi të sistemit ku të gjitha fjalët kyçe ruhen.

“Nuk ka të dhëna që të jenë vjedhur fjalëkalimet- konfirmon Twitter, Problemi është zgjidhur.”

“Kur zgjidhni një fjalëkalim për llogarinë tuaj, ne përdorim një teknologji që e maskojmë, në mënyrë që askush në brendësi të shoqërisë, të mund ta shohë”, shton Twitter.

“Kemi identifikuar së fundmi një problem, qe ka ta bëje më fjalëkalimet.

E zgjidhëm problemin dhe nuk ka të dhëna për “vjedhje” apo “përdorim të keq të tyre thotë kompania.

Duke kërkuar më shumë kujdes ju kërkojmë të ndërroni fjalëkalim në të gjitha shërbimet e Twitter”, njofton kompania./tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi