Twitter do të rrisë sigurinë e llogarive me profil të lartë para zgjedhjeve në SHBA

Twitter njoftoi se para zgjedhjeve presidenciale më 3 nëntor në SHBA do të rrisë sigurinë e llogarive të politikanëve të lartë dhe gazetarëve kundër rrezikut të konfiskimit të tyre.

Në një deklaratë nga Twitter thuhet se do të përdoren sisteme më të zhvilluara të mbrojtjes kundër konfiskimit të llogarive të politikanëve dhe gazetarëve nga piratët kompjuterikë.

“Marrja e masave të tilla të sigurisë është një hap i rëndësishëm parandalues përpara zgjedhjeve”, thuhet në deklaratë.

Llogaritë e profilit të lartë duhet të përdorin fjalëkalime të forta, theksohet në deklaratën në të cilën njoftohet se Twitteri do të aktivizojë një opsion që për të zeruar fjalëkalimin nevojitet konfirmimi me e-mail ose numër telefoni dhe se do të rekomandojë për këto llogari që të përdorin konfirmimin e identitetit me dy faza.

Në Twitter më parë janë konfiskuar disa llogari që kanë miliona ndjekës të tillë si kandidati demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden, ish-presidenti amerikan Barack Obama, biznesmenët Bill Gates dhe Elon Musk dhe nga llogaritë e tyre u kryen postime lidhur me Bitcoin si dhe u kërkua dërgimi i parave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi