Uncategorized

Tusk: Brexit-i mund të ndalet nëse dëshiron Britania

Spread the love

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, tha se “zemra” e Unionit është ende e hapur për Britaninë e Madhe nëse kjo e fundit ndryshon mendjen rreth Brexit-it.

Komentet e Donald Tusk në seancën plenare të Parlamentit Evropian në qytetin e Strasburgut erdhën teksa në Britani zhvillohet debat nëse duhet mbajtur një referendum të dytë për largimin nga Bashkimi Europian (BE).

Gjithashtu, në një samit të BE-së në dhjetorin e fundit, krerët e BE-së kishin rënë dakord se është bërë “përparim i mjaftueshëm” në negociatat e Brexit-it për të kaluar në fazën e dytë, e cila përfshin bisedime mbi marrëdhëniet e ardhshme midis BE-së dhe Britanisë.

Tusk bëri thirrje për “më shumë qartësi” nga kryeministrja britanike Theresa May mbi planet e saj mbi atë se çfarë marrëdhënie dëshiron me BE-në pasi Brexit të hyjë në fuqi.

Ai tha se Brexit duhet të ndodhë në mars të vitit 2019, përveç nëse ndodh ndryshimi i mendimit nga ana e Britanisë.

“A nuk ishte vetë David Davis, i cili tha se ‘nëse një demokraci nuk mund ta ndryshojë mendjen, ajo pushon së qenuri demokraci’?”, tha ai duke iu referuar sekretarit të Brexit-it.

“Ne këtu në kontinent, nuk kemi patur ndryshim të zemrës. Zemrat tona janë ende të hapura për ju”, shtoi ai.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, përsëriti para deputetëve të parlamentit mesazhin e Tusk, duke thënë se “dera e BE-së ende mbetet e hapur” për Britaninë dhe se shpreson se mesazhi “do të dëgjohet qartazi në Londër”.

Faza e dytë e negociatave të Brexit-it, e cila do të formësojë marrëdhëniet tregtare të ardhshme midis Britanisë dhe BE-së, do të fillojë në muajin mars.

Britania parashihet të largohet nga BE-ja në mars të vitit 2019, por palët kanë rënë dakord mbi parimin për të inkuadruar një periudhë tranzicioni që pritet të zgjasë për rreth dy vjet./Rtv Drita/

Related posts

Po fitojnë miliona dollarë duke shitur ajër kanadez

dritatv

Kush tjetër “iku” sot nga Vetëvendosja?

dritatv

Ligji i Luftës dhe “Deti”, Kotzias-Bushati diskutojnë temat e nxehta

dritatv

Leave a Comment