Turqia zotohet për kundërpërgjigje të fuqishme nëse sulmohet në Siri

Turqia do të përdorë të drejtën e saj të vetëmbrojtjes në mënyrën më të ashpër nëse përballet me një sulm të ri në Siri, tha Ministria turke e Mbrojtjes, (AA).

“Në rast të një sulmi të ri, përgjigja e duhur do të jepet në mënyrën më të ashpër bazuar në të drejtën e vetëmbrojtjes”, tha ministria në një deklaratë.

Ministria tha gjithashtu se pikat turke të vëzhgimit në Idlib “vazhdojnë detyrat e tyre dhe janë të afta të mbrojnë veten me armët dhe pajisjet që zotërojnë”.

Të hënën, një sulm i regjimit Asad në Idlib, në veri-erëndim të Sirisë, martirizoi shtatë ushtarë turq dhe një kontraktues civil që punonte me ushtrinë turke, dhe plagosi mbi një duzinë njerëz.

Sulmi i së hënës nga regjimi sirian ndaj posteve turke të vëzhgimit në veriperëndim të Sirisë martirizoi shtatë ushtarë turq dhe një kontraktues civil që punonte me ushtrinë turke. Po ashtu në këtë sulm u plagosën 13 persona të tjerë.

Në kundërpërgjigje ndaj sulmit vdekjeprurës, Turqia goditi mbi 50 shënjestra dhe vrau 76 trupa të regjimit sirian.

Që nga shpërthimi i luftës civile siriane në vitin 2011, Idlibi ka qenë një bastion i opozitës dhe grupeve të armatosura anti-qeveritare.

Aktualisht, Idlibi është shtëpi e rreth 4 milionë civilëve, përfshirë qindra mijëra të shpërngulur viteve të fundit nga sulmet e forcave të regjimit.

Në muajin shtator të vitit 2018, Turqia dhe Rusia u pajtuan për ta kthyer Idlibin në një zonë deeskalimi ku aktet e agresionit janë të ndaluara.

Megjithatë, regjimi sirian dhe aleatët e tij në vazhdimësi kanë thyer kushtet e armëpushimit, përfshirë atë të fundit që filloi më 12 janar, duke kryer sulme të shpeshta brenda zonës dhe duke vrarë të paktën 1.800 civilë që nga arritja e marrëveshjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi