Turqia synon të shndërrojë Etnosportin në një event global

Festivali kulturor i Etnosportit, synon të shndërrohet në një event ndërkombëtar, deklaroi të martën presidenti i Federatës Botërore të Etnosporteve, Hakan Kazanci. 

“Synojmë t’i aktualizojmë sportet tradicionale të cilat ngadalë po kalojnë në harresë, duke ua përcjellë të rinjve dhe fëmijëve”, tha Kazanci.

Stambolli aktualisht është mikpritës i Festivalit Kulturor të Etnosporteve, i cili të mërkurën fillon zyrtarisht.

Kazanci u shpreh se tetë nga gjithsej 11 sportet e Turqisë janë pjesë e festivalit, për të shtuar se numri i sportistëve në kategori të ndryshme është rritur me 200-300 për qind nga viti i kaluar.

“Kemi në plan ta përhapim në tërë Turqinë, të popullarizohet si futbolli apo basketbolli, të cilët kanë auditor të madh. Gjithashtu synojmë ta bëjmë Etnosportin një event global, duke bërë bashkë të gjitha traditat sportive nën ombrellën e Konfederatës së Etnosportit”, tha ai më tej. 

Kazanci vuri në dukje se numri i kategorive të sportit këtë vit është rritur me dy, më saktësisht në 13-të.

“Jo vetëm sportet tradicionale në republikat Turke, sepse ne kemi sjellë edhe gjuetinë me fajkoj nga Katari dhe sportin japonez të shigjetarisë Yabusame. Kemi marrë kërkesa nga shtetet tjera, por aktualisht i duam vetëm sportet tradicionale, prandaj jemi selektiv”, tha ai.

Pjesë e festivalit të sivjetshëm janë 883 sportistë, vendorë dhe ndërkombëtarë.

Për të tretin vit me radhë, AA është partner global i komunikimit dhe sponsor i Festivalit të Etnosporit./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi