Turqia sulme ajrore kundër PKK-së, neutralizohen 11 terroristë

Së paku 11 terroristë janë neutralizuar në sulmet e mbrëmshme dhe sot në mëngjes të forcave ajrore turke mbi bastionet e organizatës terroriste PKK në veri të Irakut dhe në periferinë kufitare të Turqisë juglindore.

Shtatmadhoria e Ushtrisë së Turqisë njoftoi sot në mëngjes se avionët turq mbrëmjen e kaluar qëlluan strehimore të sapozbuluara të terroristëve të PKK-së në malet verilindore Kandil, Zap, Avashin-Basyan dhe Gara dhe në periferi të provincës turke Şırnak.

Në njoftim theksohet se gjatë sulmeve janë neutralizuar së paku 11 terroristë të armatosur dhe janë shkatërruar strehimore terroriste, depo armësh dhe municion.

Autoritetet e Republikës së Turqisë paralajmëruan operacion të mundshëm ushtarak antiterrorist në malin verilindor Kandil, që njihet si djep i bazës kryesore të terroristëve të PKK-së.

PKK-ja është organizatë separatiste e cila gjendet në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Gjatë fushatës tredekadëshe terroriste kundër Turqisë, terroristët e PKK-së vranë së paku 40.000 njerëz.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi