Turqia shpall vendimet e Këshillit të Lartë Ushtarak

Zëdhënësi presidencial i Turqisë, Ibrahim Kalin, ka shpallur vendimet e Këshillit të Lartë Ushtarak.

Kalın tha se 14 gjeneralë dhe admiralë ishin graduar në rangun tjetër. Po ashtu, nga 30 gushti 40 kolonelë ishin promovuar në gjeneralë dhe admiralë. Ai shtoi se kjo do të reduktojë numrin e gjeneralëve dhe admiralëve në forcat turke nga 241 në 233.

Ai bëri të ditur se një gjeneral do të largohet më 1 shtator pasi ai ka mbaruar vitet e tij të shërbimit, ndërsa 47 gjeneralë dhe admiralë do të largohen nga 30 gushti pasi nuk janë listuar si staf i përhershëm.

Siç tha zëdhënësi presidencial, Gjeneral majori Irfan Ozsert, është promovuar në gjeneral-lejtant brenda Komandës së Forcave Tokësore të Turqisë.

Këshilli i Lartë Ushtarak mbajti mbledhjen e saj vjetore verore në kompleksin presidencial nën kryesinë e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Mbledhja, e cila përcakton axhendën për ushtrinë turke dhe zakonisht merret me promovime, shkarkime dhe vendime të tjera të personelit, zgjati një orë e gjysmë./AA

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi