Turqia regjistron 73 vdekje të reja nga COVID-19, numri i viktimave rritet në 574

Turqia ka konfirmuar se 73 persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend, duke e çuar në 574 numrin e përgjithshëm të të vdekurve në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të koronavirusit u rrit në 27.069, pasi 3.135 të tjerë u testuan pozitivë ndaj koronavirusit brenda 24 orëve të fundit.

Deri më tani, gjithsej 1.042 pacientë janë shëruar dhe janë lëshuar nga spitalet, ndërsa 1.381 pacientë aktualisht janë nën kujdes intensiv.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 20.065 teste, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve ka arritur në 181.445.

Pasi u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën dhe bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me bazë në SHBA numri i të vdekurve nga ky virus është mbi 67 mijë, ndërsa numri i të infektuarve mbi 1.2 milionë. Po ashtu rreth 253 mijë janë shëruar pas trajtimit.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Riformatohet Gjermania, rikthehet Sane, jashtë Khedira

Pas dështimit të bujshëm në Botërorin e kësaj vere ku abdikoi nga froni i futbollit global në mënyrën më të keqe, Gjermania do të...

Panucci fton Zhegrovën për miqësoren me Norvegjinë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Cristian Panucci i ka bërë ftesë talentit kosovar të Genkut në Belgjikë, Edon Zhegrovës, për t’iu bashkuar kuqezinjve në miqësoren...

Telefona të zgjuar, rrjeti 5G dhe makina autonome, risitë që do t’i shohim në CES 2019!

Disa prej prodhuesve teknologjik më të njohur në botë, do të jetë të pranishëm gjatë javës që vjen në Las Vegas të Shteteve të...

Së fundi

Të rihapen gjykatat, gjyqet të bëhen me protokolle shëndetësore

Ministria e Drejtësisë me anë të një akti normativ, propozon që të nisin gjyqet në vend, me rregullat për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Ministria...

Policia ndalon 16 persona për mosrespektim të masave të qeverisë

Gjatë së hënës, Policia e Kosovës ka ndaluar apo arrestuar 16 persona për mosrespektim të masave të qeverisë. Qytetarët vazhdojnë të mos i respektojnë masat...

U pezullua nga detyra, Luan Daci vendosi për 84 gjyqtarë e prokurorë, mes tyre Zaganjorin e Dedjan.

Opozita ka shkuar në tryezën e reformës zgjedhore me propozime konkrete që synojnë të largojnë partitë nga korrupsioni politik, t’i emancipojnë ato me pjesëmarrjen...