Turqia reagon ndaj deklaratës së SHBA-ve për shpimet në Mesdheun Lindor

Turqia ka thënë se është larg të vërtetës dhe ‘jo reale‘ deklarata e bërë më 5 maj 2019 nga Departamenti i Shtetit i SHBA-ve në lidhje me aktivitetet e fundit të shpimit që Turqia po kryen në shelfin e saj kontinental.

Ministria e Jashtme e Turqisë në një deklaratë me shkrim tha se “Është larg të vërtetës deklarata e bërë më 5 maj 2019 nga Departamenti Amerikan i Shtetit në lidhje me aktivitetet e fundit të shpimit që Turqia po kryen në shelfin e saj kontinental”.

Në deklaratë theksohet se Turqia që nga viti 2004 ka paraqitur në mënyrë të qartë qëndrimin e saj në lidhje me shelfin kontinental në Mesdheun Lindor. “Është vënë re se marrëveshjet e kufizimit të (Zonës Ekonomike Ekskluzive) që administrata greke qipriote ka kryer me vendet rajonale nuk vlejnë për ne dhe për turqit qipriotë, ku dhe njëra prej këtyre është në vëmendjen e vendeve në fjalë dhe komunitetit ndërkombëtar kur janë shkelur të drejtat e shelfit kontinental të vendit tonë në Mesdheun Lindor. Në të njëjtën mënyrë Turqia i ka njoftuar komunitetit ndërkombëtar shelfin e saj kontinental në rajon dhe është regjistruar në prani të Kombeve të Bashkuara. Mes të gjitha shteteve bregdetare në rajon nuk janë plotësuar ende marrëveshjet kufizuese të bazuara në drejtësi në përputhje me rregullat e ligjeve ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Më tej në deklaratë thuhet se “Ndërkohë teksa situata është e tillë, është e papranueshme që palët e treta duke vendosur veten e tyre në pozicionin e Gjykatës Ndërkombëtare të përpiqen të caktojnë se ku do të kalojnë kufijtë detar. Në këtë kuptim, nuk është as konstruktive, as në përputhje me të drejtën ndërkombëtare qasja e SHBA-ve e cila i bën thirrje Turqisë sikur të ketë një marrëveshje të vlefshme për hapësirën në fjalë që grekët qipriotë ‘thonë se kanë të drejtë'”.

“Anijet sizmike dhe të shpimit të Turqisë do të vazhdojë me vendosmëri aktivitetet e kërkimit dhe shpimit në shelfin e tyre kontinental dhe në fushën që qeveria turke i ka dhënë leje ‘Turkish Petroleum‘ në vitin 2009 dhe 2012. Turqia do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e shelfit kontinental të turqve qipriotë, përsa kohë që pala greke qipriote nuk përfshin turqit qipriotë si partner të barabartë të ishullit në mekanizmin vendimmarrës në çështjen e hidrokarbureve, ose përsa kohë që nuk përfundojnë aktivitetet e njëanshme të hidrokarbureve”, thuhet në deklaratën e MPJ të Turqisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi