Turqia reagon ndaj deklaratës së SHBA-ve për Afrinin

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, tha se është plotësisht i pabazë pretendimi se situata humanitare në Afrin nën kushtet aktuale është burim “i shqetësimit të thellë”.

“Burimi i vërtetë i shqetësimit në veri të Sirisë, është bashkëpunimi që vazhdon i vendeve që ne i konsiderojmë aleatë me terroristët e PKK/PYD/YPG”, theksoi Aksoy.

Zëdhënësi Aksoy i është përgjigjur me një deklaratë me shkrim deklaratës së zëdhënëses së Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, e cila ishte shprehur se nuk lejohet rikthimi i popullatës në Afrin.

“Para së gjithash është vetë PYD/PKK-ja ajo që pengon popullatën që dëshiron të rikthehet në Afrin. Organizata terroriste në këtë mënyrë përpiqet që të shndërrojë në një material aktivitetet e saj të propagandës për njollosje kundër Turqisë. Nga ana tjetër është një fakt që vështirëson rikthimin numri i madh i minave dhe lëndëve shpërthyese artizanale që përbëjnë një kërcënim për sigurinë dhe të cilat janë vendosur në qytet nga PYD/PKK-ja. Turqia vazhdon përpjekjet e saj për të normalizuar situatën në Afrin dhe për të lehtësuar rikthimin e popullatës lokale në mënyrë të sigurtë”, është shprehur Aksoy.

Ai ka nënvizuar se Nauert në një konferencë për shtyp më 3 maj ka bërë një deklaratë bazuar në supozime të pakonfirmuara, dhe duke mbetur nën ndikimin e fushatës së njollosjes të bërë nga organizata terroriste PYD/PKK kundër operacionit “Dega e Ullirit”.

Më tej Aksoy ka theksuar se operacioni “Dega e Ullirit” ka treguar se lufta kundër terrorizmit mund të zhvillohet edhe pa dëmtuar civilët. “Gjithashtu marrësi i thirrjeve të bëra se duhet të lejohen në Afrin kalimet e organizatave humanitare nuk është Turqia. Sepse vendi ynë ka treguar çdo lehtësirë të nevojshme për autokolonat e ndihmave humanitare të Kombeve të Bashkuara në Afrin”, tha Aksoy./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi