“Turqia po hyn në periudhën e stabilitetit”

Kryezëdhënësi i Komisionit Europian (KE) Margaritis Schinas tha se “Turqia duke lënë pas periudhën zgjedhore po hyn në periudhën e stabilitetit për 4 vitet e ardhshme”.

Schinas në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) tha se është i qartë qëndimi i KE-së kundër thirrjeve të Parlamentit Evropian (PE) për të pezulluar procesin e anëtarësimit të Turqisë.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se për pezullimin e procesit të anëtarësimit nevojitet votimi unanim nga të gjitha vendet anëtare, Schinas tha se aktualisht kjo nuk është realizuar.

“Dera e BE-së është e hapur për Turqinë”

“Turqia është një vend kandidat. Ne vazhdojmë të formojmë lidhje dhe të punojmë së bashku. Dera e BE-së është e hapur për Turqinë dhe do të vazhdojë të mbetet e hapur. Por, që dera të mbetet e hapur, duhet të jenë funksionale edhe menteshat e saj”, tha Schinas.

“Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë për të mbajtur derën e hapur. Ne duhet të parandalojmë që menteshat të ndryshken. Menteshat nga pikëpamja e marrëdhënieve Turqi – Bashkimi Evropian është e mundur t’i përcaktojmë si reformat, sundimi i ligjit, demokracia”, thekson Schinas duke bërë të ditur se dera e BE-së do të mbetet e hapur për Turqinë për sa kohë që shënohen përparime në këtë fushë.

“Turqia po hyn në një periudhë stabiliteti për 4 vjet”

Në vlerësimin e tij në lidhje me të ardhmen e marrëdhënieve Turqi – BE, Schinas tha se “Turqia duke lënë pas periudhën zgjedhore po hyn në periudhën e stabilitetit për 4 vitet e ardhshme. Ne mund ta shohim këtë si një mundësi”.

“Proceset e zgjedhjeve, jo vetëm në Turqi por në të gjithë botën ndikojnë negativisht ndaj axhendës politike”, rikujtoi Schinas i cili ka tërhequr vëmendjen se Turqia dhe BE-ja duhet të vazhdojnë të punojnë kryesisht mbi pikat e “axhendës pozitive”.

Sipas tij, Turqia dhe BE-ja zhvillojnë një bashkëpunim aktiv në fusha të tilla si lufta kundër terrorizmit, emigracioni, shkëmbimin e informacionit, tregti, transport dhe energji. Schinas potencoi nevojën për të vazhduar punimet në këto fusha duke theksuar se “është një hap pozitiv programi i reformave ekonomike i njoftuar kohën e fundit”.

Ai rikujtoi se vitin e kaluar në qytetin Varna të Bullgarisë u mbajt Samiti i liderëve Turqi – BE ndërsa muajin e kaluar u mbajt Këshilli i Përbashkët BE – Turqi. Schinas vuri në dukje se vazhdon dialogu tematik dhe se po zhvillohen punimet për takimin e Dialogut të nivelit të lartë për energjinë.

“E mbajmë gjallë zjarrin e marrëdhënieve Turqi-BE”, tha Schinas i cili tha se mund të jepet një vendim në këtë periudhë në një samit të mundshëm të liderëve duke iu referuar se Finlanda do të marrë Presidencën e radhës së Këshillit të BE-së.

“Unioni Doganor, një mjet i rëndësishëm për marrëdhëniet”

“Unioni Doganor, është një mjet i rëndësishëm për të forcuar marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike mes Turqisë dhe BE-së. Dialogu po vazhdon, por në Evropë asgjë nuk është shumë e lehtë”, vlerëson Schinas duke bërë të ditur se është në rend dite propozimi i KE-së për përditësimin e Unionit Doganor.

Lidhur me marrëveshjen Turqi – BE për emigrantët, Schinas tha se Turqia është vendi që ka pritur më shumë refugjatë në të gjithë botën duke hapur dyert për 3.6 milionë sirianë gjë e cila vlerësohet nga BE-ja. “Ky është sukses shumë i madh i zyrtarëve dhe popullit turk”, tha ai.

Schinas ka mbrojtur idenë e tij se edhe Evropa ka bërë pjesën e saj, ku në këtë kuadër është kryer pagesa për pjesën e parë prej 3 miliardë euro për sirianët në Turqi dhe se është lidhur marrëveshja për pjesën e dytë prej 3 miliardë euro.

“BE-ja u kushton rëndësi fqinjëve të saj”

Schinas ka përmendur se pas një axhende të ngjeshur për shkak të Brexit-it “tashmë do bëjmë në pauzë për Brexit-in. Do të fillojmë të përqendrohemi në axhendën pozitive”. Ai thotë se pavarësisht Brexit-it, interesi i BE-së për fqinjët nuk është zvogëluar, duke shtuar se Samiti i Liderëve të BE-së që do të zhvillohet në maj në Rumani është një mundësi për të theksuar “rëndësinë që u kushtohet fqinjëve”.

Në pyetjen se mbështetja e BE-së është zvogëluar në Turqi, Schinas tha se herë herë popullit turk i është dhënë imazhi “BE një fqinj i keq”. “Ne nuk e shohim Turqinë si ‘fqinji ynë i keq‘. Turqia është një fqinj i madh dhe i rëndësishëm. Gjeografia dhe historia na detyrojnë të punojmë së bashku. Ne do të vazhdojmë të formojmë kontakte me Turqinë dhe popullin turk”, tha Schinas.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi