• Home
  • BOTA
  • Turqia përfundon misionin e 59-të patrullues në Munbixh
BOTA

Turqia përfundon misionin e 59-të patrullues në Munbixh

Spread the love

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) përfunduan misionin e tyre të 59-të patrullues në rajonin verior të Sirisë, Munbixh, që është pjesë e marrëveshjes së arritur mes Turqisë dhe SHBA-ve për pastrimin e rajonit nga organizata terroriste YPG/PKK.

Sipas njoftimit të Shtatmadhorisë së Turqisë, forcat turke dhe ato amerikane zhvilluan patrullimet në mënyrë të pavarur dhe të koordinuar në linjën mes Munbixhit dhe rajonit të çliruar më herët nga terroristët përmes operacionit anti-terrorist turk “Mburoja e Eufratit”.

Patrullimi i parë i ushtrisë turke është realizuar më 18 qershor. Marrëveshja për Munbixhin e arritur midis Turqisë dhe SHBA-ve synon tërheqjen e organizatës terroriste YPG/PKK nga qyteti verior i Sirisë.

Marrëveshja u bë e ditur për herë të parë pas një takimi në Washington më 4 qershor midis ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Nëse modeli rezulton i suksesshëm, Turqia ka paralajmëruar marrëveshje të ngjashme edhe në Sirinë lindore.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK ka shkaktuar vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë gra dhe fëmijë. YPG është dega siriane e PKK-së.

SHBA, e cila ka mbështetur YPG/PKK-në nën pretekstin e luftës kundër DEASH-it, i kishte garantuar Turqisë se YPG/PKK do të tërhiqej nga qyteti pas pastrimit nga DEASH-i, por një gjë të tillë nuk e bëri.

Mbi 90 për qind e popullsisë së Munbixhit përbëhet nga arabët./Rtv Drita/

Related posts

PYD/PKK me mbështetje të SHBA-ve përgatitet të formojë ushtri në Siri

dritatv

Arrestohet nipi i ish ministrit britanik, ka luftuar me PKK/PYD-në në Siri

dritatv

Izraeli arreston 19 palestinezë

dritatv

Leave a Comment