“Turqia nuk është një vend që mund të gjunjëzohet me sanksione”

 

Koordinatori i Përgjithshëm i Fondacionit për Hulumtime Politike, Ekonomike dhe Shoqërore (SETA) Burhanettin Duran, duke vënë theksin se problemi në marrëdhëniet Turqi-SHBA duhet të zgjidhet me rrugë diplomatike tha se “Me atë që duket diplomacia në këtë fazë do të vazhdojë, por vendosmërinë e Turqisë duhet ta kuptojë SHBA-ja. Turqia nuk është një vend që mund të gjunjëzohet me sanksione dhe kërcënime”.

Në një deklaratë për gazetarin e AA-së Duran deklaroi se qasja me një mënyrë “kërcënuese” e SHBA-ve në periudhën e presidentit Donald Trump edhe ndaj vendeve që i konsideron “mike” ka minuar rendin ndërkombëtar dhe ka eliminuar qajsen e aleancës.

“Është e qartë se çështja nuk është një çështje për priftin Brunson. Vërejmë se SHBA-ja nuk pëlqen që Turqia ka treguar një qasje që merr parasysh interesat e saj. Nga pikëpamja e aleancës është e pashpjegushme situata që SHBA-ja tani të tregojë një qasje me sanksione ndaj Turqisë, ndërkohë që ajo që prej një kohe të gjatë nuk ka vepruar sipas përparësive të sigurisë së Turqisë as në çështjen e FETÖ-s dhe as në çështjen e PKK/YPG-së. Kjo tregon se kemi kaluar në një periudhë të re në marrëdhëniet”, theksoi Duran, duke tërhequr vëmendjen se janë të papranueshme sanksionet dhe qëndimi i treguar ndaj Turqisë.

Ndër të tjera duke bërë të ditur se artikulli i presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan për New York Times tregon një kthesë historike, Duran tha se “Turqia ka ardhur në fazën për të kërkuar miq dhe aletatë të rinj. Në këtë pikë nuk është arritur brenda një ditë. Në këtë pikë është arritur me qëndimin e papërgjegjshëm të SHBA-ve në disa vitet e fundit. SHBA-ja këtë qëndrim nuk e tregon vetëm ndaj Turqisë por edhe ndaj Bashkimit Europian, Kinës, Rusisë, Iranit dhe Venezuelës të cilat ajo i shquan si armiq.

Kjo tregon se po shkojmë drejt një rendi të ri botëror. Turqia do të mund të marrë këtu pozicionin e saj, mund të përballojë sulmet ekonomike dhe ajo duhet të ndjekë një politikë që promovon interesat e saj. Me atë që duket diplomacia në këtë fazë do të vazhdojë, por vendosmërinë e Turqisë duhet ta kuptojë SHBA-ja. Turqia nuk është një vend që mund të gjunjëzohet me sanksione dhe kërcënime”.

“Turqia duhet të diversifikojë alternativat e saj”

Mes tjerash pasi rikujtoi se Truqia si një vend me pavarësi dhe strategjinë e saj të politikës së jashtme që prej shumë kohësh ka kryer shkëmbime të pikëpamjeve të ndryshme në disa çështje rajonale me SHBA-në, Duran tha se administrata e Trumpit përkundër këtyre përpjekjeve ndjek një politikë për të nxjerrë krizë.

Marrëdhëniet e aleancës Turqi-SHBA kanë pësuar transformim me qëndrimin e treguar për një kohë të gjatë dhe me vendimin e marrë sëfundmi për sanksione, bëri të ditur Duran i cili vlerëson se “Ajo që Turqia duhet të ndjekë sot është që të zgjidhë problemin duke përdorur në mënyrë të vendosur rrugën e diplomacisë por edhe brenda saj me një vullnet të fortë të mbrojë ekonominë dhe politikën e saj të jashtme si dhe të diversifikojë alternativat e saj”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi