“Turqia nuk do të lejojë një korridor terrorist në kufijtë e saj”

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, tha të enjten se Turqia nuk do të lejojë formimin e një korridori terrorist në kufijtë e saj.

Akar, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Bruksel, ku merr pjesë në mbledhjen e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, u tha gazetarëve se gjatë takimeve me aleatët ka theksuar se Turqia këmbëngul në qëndrimin se i duhet dhënë fund pranisë së terroristëve të PYD/YPG/PKK-së në qytetin sirian Munbixh.

Gjatë deklaratës së tij, Akar dënoi ashpër sulmin e sotëm terrorist të PKK-së në Batman, ku mbetën të vrarë shtatë ushtarë turq, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur.

“Ne do të luftojmë terrorizmin deri në neutralizim të terroristit të fundit. Të gjithë terroristët do të duhet të paguajnë çmimin për gjakderdhjes që kanë shkaktuar”, tha Akar, për të shtuar se forcat turke janë të vendosura për të luftuar terrorizmin brenda dhe jashtë kufijve të vendit.

PKK është organizatë separatiste, të cilën Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e cilësojnë si terroriste. Gjatë fushate tre-dekadëshe kundër Turqisë, terroristët e PKK-së vranë të paktën 40.000 persona./Rtv Drita*

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Komandanti i FSK-së priti me ceremoni ushtarake shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së

Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së), gjenerallejtënant Rrahman Rama priti në vizitë zyrtare...

Pompeo: SHBA-të do të mbrojnë njerëzit e saj

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në bisedat telefonike me kryeministrin e Irakut, Adil Abdul-Mahdi dhe presidentin...

Reagimet nga bota ndaj vendimit të SHBA-së për Kudsin dhe terrorin izraelit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Izrael dje nga Tel Avivi u zhvendos në Kuds ndërsa forcat izraelite kanë vrarë të...

Së fundi

Sot në Gjermani filloi testimi i detyruar i udhëtarëve.

Siç ishte paralajmëruar, sot në Gjermani ka filluar testimi i detyruar për koronavirus për të kthyerit nga zonat e rrezikut. Qindra njerëz janë ekzaminuar...

Si të Përgatisni Reçelin e Kumbullave në Dy Mënyra

Në doni të ëmbëlsoni veten apo më të dashurit tuaj apo në doni një gosti të veçantë për miqtë përgatisni reçel me kumbulla. Të freskëta...

Basha : Po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar. Gjaku dhe sakrifica sublime e tyre nuk do të shkojë dëm!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kujton 4 efektivët e Policisë të vrarë në krye të detyrës Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe...