“Turqia mund të përfitojë nga lufta tregtare SHBA- Kinë”

Turqia mund të përfitojë nga lufta tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës, thotë Ali Osman Akat, kryetar i Shoqatës Turko- Amerikane të Biznesit.

Akat në një intervistë për Agjensia Anadolli tha se, “Krahasuar me aktorët e mëdhenj të kësaj krize, përfshirë këtu edhe shifrat e importit dhe eksportit të palëve më të mëdha, rezulton që Turqia të jetë ndër vendet më pak të prekura nga kjo luftë”.

Sipas tij, luftërat konvencionale tashmë janë zëvendësuar me “luftëra globale të tregtisë”, për të shtuar se gjithmonë kur ka një krizë, rriten mundësitë për të eksploruar tregun.

“Ne do të prekemi shumë më pak nga shkaku i nivelit të eksport-importit që kemi me SHBA-të, megjithatë do të prekeshim nga problemet që lidhen me import”, tha ai.

Akat propozon që tejkalimi i kësaj të bëhet përmes lançimit të industrive të organizuara turke në SHBA, të cilat do të ishin në gjendje të prodhojnë produkte të cilat do t’ia ofronin menjëherë tregut të madh amerikan.

“Në emër të Turqisë, bashkë me investitorët tanë dhe industritë e vogla, të mesme dhe të mëdha, duam të jemi ndër fituesit e këtyre luftërave tregtare”, shtoi më tej Akat.

Lufta tregtare nisi me deklaratën e presidentit amerikan, Donald Trump, në muajin mars, se do të vendosë taksa doganore shtesë për të mbuluar defiçitin tregtar 375 miliardë dollarësh kundër Kinës dhe e njëjta u ndez nga të dy palët duke rritur taksat e përbashkëta doganore në miliarda dollarë.

Kohë më parë Kina njoftoi se do të vendosë 25 për qind tarifa ndaj 106 produkteve me origjinë amerikane në kundërpërgjigje të 25 për qind tarifave shtesë në vlerë prej rreth 50 miliardë dollarësh ndaj 1.300 produkteve me origjinë kineze të paralajmëruara nga SHBA-të.

Ky hap i Kinës vjen pasi SHBA më herët publikoi një listë të rreth 1.300 produkte me origjinë kineze kryesisht nga sektori i mbrojtjes, aviacionit dhe prodhimit, ndaj të cilave do të vendosen tarifa doganore shtesë prej 25 për qind.

Në listën e publikuar nga Washingtoni janë përfshirë produkte të ndryshme, përfshirë reaktorët bërthamorë, komponimet e toriumit dhe uraniumit, hekuri, çeliku, alumini dhe aliazhet që përmbajnë këto metale, turbinat e gazit, furrat, makinat për lëngëzim të gazit dhe ajrit, fermentet laktike, si dhe disa barna dhe vaksina.

Të premten e kaluar, qeveria amerikane edhe zyrtarisht filloi zbatimin e tarifave në vlerë prej 34 miliardë dollarë, me çka dhe filloi lufta tregtare./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi