Turqia mbështet propozimin e presidentit të Qipros Turke mbi hidrokarburet

Turqia ka përshëndetur dhe i ka dhënë mbështetje të plotë propozimit të ri të presidentit të Republikës Turke të Qipros Veriore (KKTC) Mustafa Akinci, në lidhje me hulumtimin dhe eksplorimin e burimeve të hidrokarbureve rreth Qipros.

“E përshëndesim dhe i japim mbështetje të plotë propozimit të ri për bashkëpunim gjithëpërfshirës të cilin lideri i KKTC-së Mustafa Akinci, me ndërmjetësim të përfaqësuesit special të OKB-ve për Qipron, ia dërgoi sot palës greke”, shkruan në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Propozimi parasheh që grekët qipriotë dhe turq, si dhe partnerët e tyre, duhet të punojnë së bashku në burimet e hidrokarbureve, duke përfshirë ndarjen e barabartë dhe përdorimin e të ardhurave.

Nëse pranohet, propozimi do të kontribuojë për çështjen e Qipros, njoftoi ministria.

“Nëse ky propozim pranohet, do të fillojë një periudhë e re bashkëpunimi mes dy palëve, do të kontribuojë në zhvillimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, por edhe në krijimin e një platforme të përshtatshme për zgjidhjen e çështjes së Qipros”, thuhet në njoftim.

Lideri i Republikës Turke të Qipros Veriore, Mustafa Akinci, nëpërmjet përfaqësuesit special të OKB-së për Qipron, i dërgoi propozim kreut grek qipriot, Nikos Anastasiades, për të krijuar një komitet të përbashkët për hidrokarburet.

Propozimi i ri i Akinci ka për qëllim që çështja e hidrokarbureve, në vend të një burim tensionesh dhe konflikti, të bëhet fushë e bashkëpunimit të frytshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi