“Turqia mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE”

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, në lidhje me referendumin konsultativ të mbajtur në Maqedoni për marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit rreth emrit me Greqinë, ka deklaruar se Turqia do të vazhdojë të mbështesë mirëqenien dhe sigurinë e këtij “shtetit mik”, si dhe anëtarësim e saj në Bashkimin Europian dhe NATO.

Aksoy në një deklaratë me shkrim i është përgjigjur pyetjes së drejtuar ndaj Ministrisë së Jashtme turke në lidhje me referendumin e mbajtur në Maqedoni.

Duke u shprehur se Turqia ka njohur Republikën e Maqedonisë që nga pavarësia e saj me emrin e saj aktual kushtetues, Aksoy tha se, “Do të vazhdojmë të mbështesim mirëqenien dhe sigurinë e shtetit mik Maqedonisë, si dhe anëtësimin e saj në BE dhe NATO”.

Më 30 shtator në Maqedoni u mbajt referendumi konsultativ për pranimin e Marrëveshjes së Prespës, e cila parasheh që Maqedonia të ndryshojë emrin në Republika e Maqedonisë së Veriut. Në këtë referendum popullit iu drejtua pyetja “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë?”.

Referendumi, i cilësuar si çelësi i anëtarësimit në BE dhe NATO, nuk arriti censusin e daljes në votim apo pjesëmarrjen e mbi 50 për qind të votuesve të vendit, edhe pse 91,46 për qind e votuesve i thanë “po” marrëveshjes.

Për miratimin e Marrëveshjes së Prespës të nënshkruar me Greqinë nevojitet mbështetja e dy të tretës së deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi