Turqia marrëveshje me Pakistanin për shitjen e 30 helikopterëve ATAK

Mes Turqisë dhe Pakistanit nënshkruhet marrëveshje për shitjen e 30 helikopterëve T129 ATAK. Në këtë mënyrë është realizuar eksporti më i madh njëherësh i industrisë së mbrojtjes.

Sipas një deklarate nga kryesia e industrisë së mbrojtjes mësohet se arritën në përfundimin bisedimet për helikopterin T129 ATAK të cilat vazhdonin mes Industrisë së Hapësirës Ajrore Turke (TUSAŞ) dhe Ministrisë së Prodhimit të Mbrojtjes të Pakistanit. Në kuadër të kësaj, mes dy vendeve është nënshkruar marrëveshja zyrtare për shitjen e 30 helikopterëve T129 ATAK. Përveç kësaj shitjeje, TUSAŞ ka arritur një konsensus mbi një paketë të gjerë të kontratës në drejtim të logjistikës, pjesëve të këmbimit, trajnimit dhe municioneve.

Helikopteri sulmues dhe zbulues taktik T129 ATAK me një dizenjim të zhvilluar në përputhje me kushtet e vështira klimatike dhe gjeografike është duke u përdorur në inventarin e Forcave të Armatosura Turke dhe Ministrisë së Brendshme me gjeneratën e re të misioneve dhe sistemeve të armëve dhe performancën më të mirë dhe manovrueshmërinë në llojin e tij.

Po ashtu helikopteri T129 ATAK ka plotësuar të gjitha nevojat duke kaluar me sukses të gjitha testimet e gjera të kryera në Turqi dhe Pakistan nga Forcat e Armatosura të Pakistanit. ATAK ka dëshmuar edhe një herë se është helikopteri më efektiv ofensiv në botë në llojin e tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi