Turqia lëshon urdhër arrest për ish-zyrtarin e CIA-s

Një gjykatë e Stambollit ka lëshuar urdhër arresti për një ish-oficer të Agjencisë Qendrore të Intelegjencës të SHBA-ve (CIA) mbi lidhje të dyshuara me organizatën terroriste FETO, njoftoi një zyrtar gjyqësor.

Urdhri për Graham E. Fuller-in, ish-nënkryetar i Këshillit Kombëtar të Intelegjencës në CIA, i cili aktualisht punon si profesor i historisë, është lëshuar si pjesë e një hetimi të gjerë ndaj FETO-s nga Byroja e Terrorit dhe Krimit të Organizuar të Zyrës së Prokurorisë Publike të Stambollit.

Fuller, i cili raportohet të ketë ndihmuar udhëheqësin e FETO-s, Fetullah Gylen, në sigurimin e vendbanimit në SHBA në fund të viteve të 90-ta, ka qenë një mbështetës i hapur i Gylenit në mediat e SHBA-ve.

FETO orkestroi tentativën për grusht shteti vitin e kaluar në Turqi, që çoi në vdekjen e 250 personave.

Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve në bisedimet me mediat, tha se urdhri është lëshuar me akuzat për shkelje të Kushtetutës turke, përpjekje për të përmbysur qeverinë, ndërhyrje në detyrat e qeverisë dhe spiunazh.

Byroja kundër terrorizmit e Stambollit në muajt e fundit ka kryer disa arrestime të profilit të lartë.

Në muajin tetor, Metin Topuz, një oficer ndërlidhës midis Agjencisë Amerikane për Luftë Kundër Drogës (DEA) dhe forcave turke të rendit i vendosur në Konsullatën amerikane në SHBA, u arrestua për lidhje të dyshuara me FETO-n.

Arrestimi shkaktoi tensione diplomatike midis Ankarasë dhe Washingtonit.

Në muain tetor, poashtu u arrestua edhe Osman Kavala, një filantrop i pasur, ndërsa është siguruar urdhër arresti për ish-ligjvënësin e Partisë Popullore Republikane (CHP), Atkan Erdemir, i cili aktualisht jeton dhe punon në SHBA, si dhe profesorin e marrëdhënieve ndërkombëtare me bazë në SHBA, Henri Barkey./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi