“Turqia kreu me sukses operacionin ushtarak pa dëmtuar civilët”

 

 

Zv/kryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Turqisë Bekir Bozdag, sot në mëngjes deklaroi se Turqia ka kryer me sukses operacionin ushtarak dhe ka çliruar nga terroristët rajonin kufitar sirian Afrin, pa dëmtuar civilët dhe duke mos shkatërruar vendbanime.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert mbrëmë kritikoi operacionin ushtarak “Dega e Ullirit”, i cili u zhvillua nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) duke çliruar rajonin Afrin nga terroristët YPG/PKK-DEASH, ndërsa mëngjesin e sotëm ndaj kësaj deklarate ka reaguar ashpër zëdhënësi i qeverisë turke Bozdağ, i cili tha se SHBA nuk ka kuptuar ose nuk dëshiron të kuptojë arsyet, natyrën dhe qëllimet se pse Turqia ndërmorsi këtë operacion.

“Operacioni anti-terrorist i Turqisë në Afrin nuk ishte kundër civilëve, as kundër kurdëve, por vetëm kundër organizatave terroriste në atë rajon. Civilët nuk kanë pësuar nga operacioni dhe gjatë operacionit nuk u është bllokuar furnizimi me ujë, barna, ushqim dhe nevoja të tjera”, ka thënë Bozdağ.

Ai gjithashtu mohoi akuzat nga Departamenti Amerikan i Shtetit rreth pretendimeve për efektin negativ të operacionit “Dega e Ullirit” në luftën kundër organizatës terroriste DEASH në Siri dhe shtoi se pretendimet e tilla janë të pabaza dhe të gabuara.

Operacioni në Afrin filloi më 20 janar në përputhje me të drejtat e Turqisë në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato në lidhje me luftën kundër terrorizmit 1624 (2005), 2170 (2014) dhe 2178 (2014).

Turqia gjithashtu i referohet nenit 51 të marrëveshjes së OKB-së, përkatësisht “e drejta për vetëmbrojtje”. Operacioni është kryer duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi