Turqia i shprehë ngushëllimet Kilit për humbjen e jetëve në aksidentin ajror të avionit ushtarak

Turqia shprehu ngushëllime Kilit për humbjen e jetëve të pasagjerëve në aksidentin e avionit ushtarak, i cili u zhduk deri sa ishte duke fluturuar drejtë bazës në Antarktidë.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se u mëshua me keqardhje për rrëzimin në oqean të avionit ushtarak të Forcave Ajrore Kiliane gjatë udhëtimit në Antarktidë.

“U shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të viktimave të këtij aksidenti dhe qeverisë dhe popullit kilianë”, thuhet në komunikatë.

Kontakti me avionin e Forcave Ajrore Kiliane tip “C-130 Hercules”, i cili u nis nga Punta Arenas, kryeqyteti i rajonit Magallenas në jug të vendit, për në Antarktidë në bazën “Presidenti Eduardo Frei Montalva”, u ndërpre një orë e 7 minuta pas fluturimit.

Bëhet e ditur se në bordin e avionit ndodheshin 38 pasagjerë, 21 prej të cilëve ishin civilë dhe 17 pjesëtarë të Komandës së Forcave Ajrore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi