Turqia emërton kalimin e ri kufitar në Afrin “Kumlu”

Një kalim i ri kufitar në rajonin Afrin të Sirisë, që pritet të përshpejtojë shpërndarjen e ndihmave humanitare, do të quhet “Kalimi Kufitar Kumlu”.

Sipas një burimi zyrtar, kalimi kufitar është pjesë e përpjekjeve të Turqisë për të zhvilluar rajonin.

Burimi poashtu tha se ndërtimi i portës tashmë kishte filluar, duke shtuar se miratimet e nevojshme ishin bërë për vendosjen e kalimit kufitar, i cili do të bëhej funksional brenda një kohe të shkurtër.

Më 11 prill, ministri turk i Doganave dhe Tregtisë, Bülent Tüfekci, bëri të ditur për AA se Turqia në muajin maj do të hap një kalim të ri kufitar në Afrin.

“Porta do të përshpejtonte dhënien e ndihmës humanitare për Afrinin dhe do të plotësonte nevojat infrastrukturore të rajonit”, tha Tüfekci, duke vënë në dukje kontributin e saj në promovimin e tregtisë në rajon.

Ministria Doganore dhe e Tregtisë dhe Zyra e Guvernatorit e Hatay-it të Turqisë jugore kanë rënë dakord të hapin kalimin pranë fshatit Hamam në Kumlu.

Fshati ndodhet pranë qytetit sirian Jinderes të rajonit të Afrinit, i cili u çlirua nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe nga luftëtarët e Ushtrisë së Liri Siriane (ULS) gjatë operacionit “Dega e Ullirit”, i cili u nis më 20 janar për të pastruar terroristët e YPG/PKK-së dhe të DEASH-it nga zona.

Porta poashtu do të lehtësojë transportin midis rajoni të Afrinit dhe Hatay-it, si dhe do të kontribuojë në sigurinë në rajon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi