BOTA

“Turqia do të vazhdojë me luftën e pafrikshme kundër terrorizmit”

Spread the love

Turqia, padyshim do të vazhdojë luftën e saj të pafrikshme kundër terrorizmit, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Duke folur pas faljes së namazit të xhumasë, Erdogan përsëriti qëndimin e vendosur të shtetit të tij kundër terrorizmit pas sulmit terrorist të PKK-së që është kryer të enjten në provincën juglindore Diyarbakir që shkaktoi vdekjen e 7 civilëve dhe plagosjen e 9 të tjerëve.

Duke shprehur mbështetje për shumë nëna në Diyarbakir që organizojnë protesta ulur kundër grupit terrorist PKK që rrëmben dhe tenton t’i rekrutojë fëmijët e tyre, ai tha se numri aktual i protestuesve mund të rritet në mijëra persona.

28 familje po organizojnë protesta në provincën juglindore Diyarbakir, duke pretenduar se Partia Demokratike e Popullit (HDP) me forcë ka rekrutuar djemtë e tyre për në organizatën terroriste PKK.

Qeveria turke ka akuzuar HDP-në se ka disa lidhje me organizatën terroriste PKK dhe se i ofron mbështetje.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

Duke folur për çështjet rajonale, Erdoğan tha se gjatë një samiti trepalësh që të hënën do ta organizojë me liderët e Rusisë dhe Iranit, ai do të diskutojë mbi zhvillimet e fundit në Idlib të Sirisë.

“Ne do të vazhdojmë të diskutojmë zhvillimet në Idlib, përfshirë pikat e kontrollit dhe luftën kundër organizatave terroriste”, tha ai.

Turqia dhe Rusia në shtator të vitit të kaluar u dakorduan që të shndërrojnë Idlibin në një zonë të deeskalimit në të cilën veçanërisht do të ndaloheshin aktet e agresionit.

Megjithatë, regjimi në vazhdimësi i ka shkelur kushtet e armëpushimit, duke nisur sulme të shpeshta brenda zonës së deeskalimit.

Siria është përfshirë nga një luftë e egër civile që nga viti 2011, kur regjimi i Bashar al-Asadit përdori dhunë për të shtypur protestat pro-demokratike.

Sipas marrëveshjes, grupet opozitare në Idlib do të qëndronin në zonat ku ata tashmë ishin prezent, përderisa Rusia dhe Turqia do të kryenin patrullime të përbashkëta në zonë për të parandaluar vazhdimin e luftimeve.

Megjithatë, regjimi sirian dhe aleatët e tij vazhdimisht i kanë shkelur kushtet e armëpushimit, duke nisur sulme të shpeshta brenda zonës së deeskalimit.

Related posts

Reagon shefja e BE-së: Tmerruese ajo që po ndodh në Kuvend

dritatv

Hetimet ndaj FETO-s, kërkohet burg përjetë për 63 persona

dritatv

Alarmante: Valët e nxehta sahariane këtë javë do ta kaplojnë Europën

dritatv

Leave a Comment