Turqia do të lansojë mini-satelitë në vitin 2020

Turqia vitin e ardhshëm do të lansojë dy satelitë, thonë nga kompania turke e mbrojtjes STM.

Kompania STM për Teknologji dhe Inxhinieri të Mbrojtjes synon të zhvillojë satelitë të vegjël, tha drejtori i sistemeve satelitore, Elif Dirgin, gjatë Panairit Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF).

Ergin tha se kompania tashmë ka iniciuar dy projekte satelitore për të ndërtuar mikro-satelitin e quajtur Lagari, si dhe një nano-satelit.

“Të dy satelitët janë në proces të zhvillimit dhe do të lansohen në hapësirë vitin e ardhshëm”, tha Ergin, duke theksuar se Lagari është mikro-sateliti i parë i Turqisë me rezolucion të lartë.

Nano dhe mikro satelitët janë satelitë të vegjël me peshë nga 1 deri në 10 kilogramë. Ata mund të shfrytëzohen për studime të hapësirës dhe mund të bëjnë gjithçka që bëjnë satelitët tradicional.

Lagari do të përdoret për mbikëqyrje të pyjeve, zonave të mbjella, katastrofa natyrore dhe krijimin e hartave të përgjithshme, tha Dirgin, duke shtuar se kompania fokusohet në këtë sferë pasi është një subjekt inovativ.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi