“Turqia do të financojë sektorë strategjikë me 4.4 miliardë euro”

Turqia do të sigurojë një paketë financiare prej 30 miliardë lirash (rreth 4.4 miliardë euro) për sektorët që kanë potencial eksporti, por janë të ngarkuar nga deficiti i tregtisë së jashtme dhe varësia e lartë nga importet, deklaroi sot ministri i Financave dhe Thesarit Berat Albayrak.

Albayrak theksoi se paketa e re financiare me emrin “IVME” (industria e avancuar, produktive, autoktone) dë të fokusohet në sektorët që kanë katër karakteristika kryesore.

Ai shtoi se në paketë do t’u jepet prioritet prodhimeve dhe sektorëve me teknologji të mesme të lartë dhe teknologji të lartë, përmes sigurimit të lëndëve të para, repromaterialeve, makinerive dhe bujqësisë.

“Do të miratojmë një model për përcaktimin e prioriteteve të prodhimit bazuar në vlerën e shtuar të prodhimit të produkteve teknologjike”, tha Albayrak.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi