Turqia do të ekspozojë në Farnborough Airshow avionin prototip Hürjet

Turqia do të ekspozojë në Farnborough Airshow në Britani i cili është një prej aktiviteteve më të rëndësishme të aviacionit në botë, avionin Hurjet, i cili është projektuar për të përmbushur nevojat e trajnimit dhe mbështetjen e afërt të avionëve.

Industria Turke e Hapësirës Ajrore (TAI) po përparon me sukses projektin e Jet Trainer i avancuar dhe të avionit të sulmit të lehtë të cilin e ka nisur duke përdorur burimet e veta pa specifikuar ndonjë nevojë përfundimtare për hulumtimin e tregut.

Kur përfundoi faza konceptuale e projektit, u miratua faza paraprake e projektimit. Ndërkohë që këto studime ishin në vazhdim, Hurjet u prodhua si model individual. Me shfaqjen e “prototipit vendas” të avionit, dizajni paraprak filloi të fitonte dimension fizik.

Në prototipin që është i pajisur me panelin e kontrollit të lëvizshëm që mund të kontrollohet nga brenda kabinës së avionit përdoren pajisje të vërteta. Në prototip përveç motorit, disa sistemeve të shtytjes dhe fluturimit, në mënyrë të reduktuar janë të pranishme të gjitha funksionet e sistemeve.

Prototipi vendas Hürjet do të ekspozohet për herë të parë në panairin ndërkombëtar Farnborough të aviacionit i cili është një prej aktiviteteve më të rëndësishme të aviacionit në botë që do të zhvillohet më 16-22 korrik në Londër. Në këtë panair avioni Hurjet do të ekspozohet me municione vendase.

Në bishtin e Hurjet që do të ekspozohet me kamuflazh dixhital në panair do të jetë edhe figura e shqiponjës e cila historikisht ka qenë simbol i popullit turk dhe Forcave Ajrore të Turqisë.

Do të shërbejë si avion i lehtë sulmues

Avioni ka një gjatësi prej 13,4 metra, shtrirje të krahëve 11 metra dhe lartësi vertikale nga bishti 4 metra. Në kuadër të projektit Hürjet do të zhvillohet një avion jet trajnues i nivelit të përparuar, ku krahas kësaj duke i shtuar edhe armë avioni do të përfshihet në një mision të dytë. Në këtë mënyrë do të plotësohet nevoja e Forcave Ajrore Turke për avion jet evolucionar si dhe nevoja për një avion të lehtë sulmues.

Hürjet, gjatë aktiviteteve të sulmit do të mundësojë sigurinë përreth, do të hapë korridore për avionët kryesore luftarakë, do të përgatisë hapësirën e veprimit dhe gjithashtu do të kryejë detyrën e sigurisë në mënyrë të armatosur dhe paarmatosur.

Po ashtu Hürjet do të pajiset me sisteme radari superiore dhe sulmeve të ndjeshme, dhe do të zvogëlojë kërcënimet dhe rreziqet me aftësitë e tij të komunikimit në ajër dhe terren falë lidhjes së të dhënave.

Në fund të vlerësimeve të bëra duke marrë parasysh shumë parametra në opsionet me dy dhe një motor të vetëm, përqendrimi u bë në versionin me një motor të vetëm tek Hürjet. Ky trend është reflektuar edhe në prototipin e avionit. /Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi