Turqia dhe Rusia nisin patrullimin e dytë të përbashkët në lindje të Eufratit

Në kuadër të marrëveshjes së Soçit të arritur muajin e kaluar, ushtarët turq dhe rusë kanë nisur patrullimin e dytë të përbashkët tokësor në lindje të lumit Eufrat në Siri.

Autokolona e forcave turke, e cila përbëhet nga katër mjete të blinduara, kaloi kufirin nga provinca Şanlıurfa për t’iu bashkuar autkolonës ushtarake ruse.

Siç mësohet, ushtarët turq dhe rusë janë duke patrulluar në rajonin midis lindjes së qytetit Ayn al-Arab dhe pjesës perëndimore të qytetit Tal Abyad. Autkolona patrulluese është duke u shoqëruar edhe nga dronë.

Shumë përfaqësues të mediave janë duke ndjekur zhvillimit në pikën kufitare zero.

Në kuadër të marrëveshjes së arritur në Soçi, forcat turke dhe ruse më 1 nëntor zhvlluan patrullimin e parë të përbashkët në një zonë 40 kilometra në lindje të qytetit Ras al-Ayn dhe 30 kilometra në lindje të qytetit Kamishli.

Më 22 tetor, Turqia dhe Rusia arritën një marrëveshje në qytetin rus Soçi, sipas së cilës terroristët e PKK/YPG-së në veri të Sirisë do të tërhiqeshin 30 kilometra në jug nga kufiri i Turqisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi