Turqia dhe OKB dërgojnë 26 kamionë me ndihma në Idlib

Një agjenci humanitare turke dhe Kombet e Bashkuara (OKB) kanë dërguar 26 kamionë me ndihma humanitare në qytetin veriperëndimor sirian, Idlib.

Zyrtarët turq të Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) për AA bënë të ditur se ata dërguan gjashtë kamionë që mbanin shtretër, tenda dhe kontejnerë.

Zyrtarët, të cilët folën në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve në bisedimet me mediat, konfirmuan se kamionët kanë hyrë sot në territorin sirian përmes pikës kufitare Cilvegözü në provincën Hatay në jug të Turqisë.

Një korrespondent i AA-së në rajon tha se 20 kamionë të tjerë të OKB-së me ndihma humanitare poashtu sot kaluan kufirin drejt Idbliti. Ai njoftoi se ndihma do t’u shpërndahet familjeve siriane që jetojnë në Idlibin rural.

Siria mbetet e zhytur në një konflikt shkatërrues që filloi në vitin 2011 kur regjimi sirian i Bashar al-Asadit shtypi me dhunë protestat pro-demokracisë.

Sipas zyrtarëve të OKB-së, qindra mijëra njerëz janë vrarë në konfliktin sirian./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi