Turqia dhe Kina zotohen të zhvillojnë edhe më shumë marrëdhëniet

Gjatë një takimi të mbajtur në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, zyrtarët turq dhe kinezë u zotuan të rrisin marrëdhëniet mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e tregtisë dhe turizmit.

Zëvendëskryetari i Parlamentit të Turqisë, Ahmet Aydın, mirëpriti një delegacion nga Kina të udhëhequr nga Hu Changsheng, anëtar alternativ i Kongresit Kombëtar të Partisë Komuniste.

Aydin bëri të ditur se kryeparlamentari turk, Ismail Kahraman, planifikon të vizitojë Kinën në të ardhmen e afërt dhe se Turqia poashtu shpreson që të presë presidentin kinez, Xi Jiping.

“Ne jemi duke planifikuar të rrisim gradualisht marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare. Kina është partneri ynë më i madh tregtar në Lindjen e Largët dhe i dyti në botë. Ne kemi një vëllim tregtar prej 28 miliardë dollarësh që nga viti i kaluar dhe planifikojmë ta sjellim atë më afër nivelit prej 50 miliardë dollarësh. Ne kemi marrëdhënie të ngushta me Kinën për projektet e mega ndërtimit”, deklaroi Aydin, duke iu referuar projekteve të mëdha si ndërtimi i urave dhe projekti i aeroportit të tretë të Stambollit.

Aydin shtoi se Kina do të festojë 2018-ën si Viti i Turizmit në Turqi ndërkohë inkurajoi turistët kinezë të vizitojnë Turqinë.

Ndërkaq, udhëheqësi i delegacionit kinez, Hu Changsheng, tha se numri i turistëve kinezë që vizitojnë Turqinë pritet të rritet në vitin e ardhshëm. “Këtë vit numri i turistëve kinezë që vijnë në Turqi ndoshta do të jetë 400 mijë”, tha ai.

Ai poashtu theksoi se presidentët e Turqisë dhe Kinës janë takuar katër herë gjatë dy viteve të fundit, duke nxitur marrëdhënie të forta dypalëshe në proces./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi