Turqia dërgon ndihmë mjekësore në Sanxhak të Serbisë

Turqia vazhdon të ndihmojë vendet e prekura nga pandemia e koronavirusit.

Me urdhër të presidentit Recep Tayyip Erdoğan, ndihma u dërgua nga Turqia në Serbi mëngjesin e sotëm, e cila përbëhet nga maska ​​mbrojtëse, respiratorë të prodhuar në Turqi, barela, kominoshe dhe syze.

Pajisjet mjekësore të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë e Turqisë u ngarkuan në aeroplanin ushtarak A 400M të Forcave të Armatosura Turke (TSK) në Aeroportin Etimesgut në Ankara sot.

Ndihmë për Sanxhakun

Kryetarja e Këshillit Kombëtar Boshnjak (BNV), Jasmina Curiç, më parë i dërgoi një letër ku i kërkonte ndihmë presidentit turk Erdoğan për shkak të përkeqësimit të situatës në Sanxhak.

Duke iu përgjigjur thirrjes, Turqia vendosi të ndihmojë Sanxhakun në veçanti, ku situata kohët e fundit është bërë më e vështirë për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me koronavirus dhe ku ka mungesë të materialeve mjekësore, pajisjeve dhe stafit.

Përveç Serbisë, më 8 qershor 2020, Turqia dërgoi ndihmë për pesë vende të rajonit, duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Bosnjë e Hercegovinën dhe Malin e Zi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi