Turqia dënon përdorimin e dhunës izraelite ndaj palestinezëve

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë dënoi fuqishëm ndërhyrjet e ushtarëve izraelitë kundër palestinezëve të cilët organizojnë protesta.

Në një deklaratë me shkrim nga MPJ rikujtohet se forcat izraelite ndërhyjnë kundër palestinezëve të cilët po protestojnë kundër deklaratës për Jerusalemin, e cila është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare për statusin e Jerusalemit dhe të gjitha vendimeve përkatëse të Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Ndjejmë pikëllim dhe shqetësim të madh për humbjen e jetës së 4 personave dhe plagosjen e qindra palestinezëve si pasojë e ndërhyrjes së forcave të Izraelit kundër palestinezëve të cilët organizojnë protesta. Dënojmë fuqishëm përdorimin e dhunës joproporcionale të Izraelit”, thuhet në deklaratë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi