Turqi, trajnim për policët sirianë

Në Turqi po marrin trajnime 800 policë sirianë të cilët do të shërbejnë me detyrë në Afrin të Sirisë i cili u pastrua nga organizatat terroriste në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” i ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS), raporton Anadolu Agency (AA).

Ndaj policëve sirianë ofrohen trajnime në fusha të ndryshme me kontributet e Kryesisë së Akademisë së Policisë. Rreth 800 policët e trajnuar do të shërbejnë me detyrë në Afrin të Sirisë në të cilin njerëzit kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre pas vendosjes së sigurisë dhe pastrimit të terroristëve i cili u krye nëpërmjet operacionit “Dega e Ullirit” kundër anëtarëve të organizatave terroriste PYD/YPG/PKK/KCK dhe DEASH dhe me qëllimin për sigurinë e kufijve dhe territorit si dhe për mbrojtjen e popullit mik dhe vëlla nga presioni dhe shtypja e terroristëve.

Në këtë kuadër theksohet se 620 policë të trajnuar më parë kanë nisur detyrën e tyre më 25 maj në qytet, ndërkohë që edhe 800 sirianë të tjerë janë duke u përgatitur nga Akademia e Policisë.

Bëhet e ditur se 800 policët sirianë, i nënshtrohen trajnimeve nga oficerë të policisë turke, në fusha të ndryshme si për ndërhyrje ndaj ngjarjeve, njohuri për legjislacionin e policisë, disiplinën e përgjithshme, trajnimin rezidencial dhe operacional, shkatërrimin e shpërthyesve artizanal dhe hetimet në skenën e krimit.

Gjithashtu policët pritet që të përfundojnë më 8 qershor trajnimet e tyre 21 ditore që kanë filluar më 18 maj, dhe më pas ata do të ruajnë sigurinë në rajonin Afrin në veriperëndim të Sirisë, zonë kjo të cilën TSK dhe ULS e pastruan nga terroristët.

Policët sirianë të përgatitur për të garantuar sigurinë e mijëra njerëzve në zonat e pastruara nga terrori, në zonat ku ata do të shkojnë do të kryejnë detyrën e “njësisë speciale”./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi