Turqi, shpëtohen 51 migrantë nga gomonia e bllokuar

Roja bregdetare turke ka shpëtuar 51 migrantë nga një gomone e bllokuar me të cilën në mënyrë ilegale tentuan të kalojnë nga Turqia në ishujt grekë.

Një orë pas mesnate, Roja bregdetare turke mori informacion se një gomone me disa dhjetëra migrantë u bllokua në qarkun Dikili të provincës së Izmirit.

Ekipet e shpëthimit me varka dhe helikopterë gjetën gomonen e bllokuar dhe migrantët.

Operacionin e shpëtimit e vështirësonin kushtet e këqija të motit dhe zona e paarritshme shkëmbore, andaj ekipet e shpëtimit fillimisht migrantëve u dërguan batanije, ujë të pijshëm dhe ushqim.

Urgjentisht me helikopter u evakuan gjashtë migrantë, në mesin e të cilëve pesë fëmijë, ndërsa 45 migrantët tjerë u evakuan sot herët në mëngjes me varka të Rojes bregdetare të Turqisë.

Në operacionin e shpëtimit morën pjesë edhe peshkatarët lokalë.

Migrantëve të shpëtuar u është ofruar ndihma mjekësore në portin Dikili, ndërsa nëntë prej tyre janë transferuar në spital si masa parandaluese.

Në mesin e migrantëve të shpëtuar janë 15 fëmijë, ndërsa bëhet fjalë për migrantë nga Afganistani, Siria, Angola dhe Somalia./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi