Turqi, shpëtohen 15 persona nga një anije mallrash e përfshirë nga flakët

Të paktën 15 anëtarë të ekuipazhit u evakuuan pasi një zjarr shpërtheu sot në një anije mallrash pranë bregut jugor të Stambollit.

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya për AA tha se zjarri shpërtheu në orën 06.20 sipas kohës lokale në qarkun Pendik të Stambollit në Detin Marmara.

“Një anije policore shkoi në vendin e ngjarjes dhe 15 anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan dhe u dërguan në portin Kartal të Stambollit”, tha Yerlikaya.

Zjarri është shuar dhe në vijim është procesi i ftohjes së anijes.

Anija e mallrave e cila mbërriti nga Bejruti, ankoroi më 2 janar pranë brigjeve të qarkut Pendik të Stambollit. Anija e regjistruar në Togo është në pronësi të një shtetasi turk dhe të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë të huaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi